GJKKO shtyu seancën për Berishën, Gjokutaj: Procesi po zvarritet, kërkojmë ndryshim të masës
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Në një deklaratë për gazetarët, avokati i tij Genc Gjoktutaj u shpreh se këto shtyrje janë të kota pasi sipas tij nuk kanë fakte.
“Ne kërkojmë zëvendësimin e masës sepse mungon çështja në thelb. Këta edhe ta zgjasin afatin, edhe të mos e zgjasin, një çështje që nuk ka një fabul akoma të përshkruar nga prokuroria, sigurisht që nuk duhet zgjatur, por duhet marrë zgjidhja ligjore që është pushimi i hetimeve. Ata duhet t’i thërrasin mendjes se edhe sikur të bëjnë një tjetër zgjatje të sforcuar, ata nuk kanë gjë në inventar në kuptimin e provave. I bëj thirrje që të ndërmarrin një veprim ligjor të duhur njëherë në jetë sepse hetimet janë shtrirë në një drejtim që nuk ka lidhje me korrupsionin”, u shpreh ai.