Futbollistët e kombëtares Kuqezi, “vjelin” frytet e paraqitjes dinjitoze në “Euro 2024”!
Paraqitja dinjitoze e Kombëtares Shqiptare në fazën e grupeve të “Euro 2024”, ka qenë marketingu më i mirë për shumë lojtarë shqiptarë. Shumë prej lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Sylvinho po marrin oferta nga klube që luajnë në kampionatet elitare të futbollit evropian.
Jasir Asani
I parë është anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani i cili ndodhet shumë pranë rikthimit në Europë, teksa pritet të largohet, nga koreanët e Gwangju, menjëherë sapo të përfundojë, Kampionati Evropian i futbollit, Euro 2024.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiiozes spanjolle, “AS”, 29-vjeçarin nga Shkupi do të transferohet në LaLiga, aty ku u pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle Tashmë mungon vetëm firma, për ta quajtur zyrtare. Las Palmas, ka vendosur t’i ofrojë Asllanit një kontratë 2-vjeçare.
Armando Broja
Sulmuesi Armando Broja, i cili prej kohësh është lidhur me një largim nga Chelsea është lidhur me një sërë klubesh si në Angli dhe në Itali. Në Angli janë klube si Everton apo Wolves. Ndërsa në Itali, Milan është pretendenti kryesor për të nënshkruar me sulmuesin nga Shkodra. Interes ka dhe nga Gjermani, me Shtutgartin që është futur në lojë për shërbimet e shqiptarit.
Etrit Berisha
Gardiani i portës, Etrit Berisha do të jetë futbollist i lirë që nga data 1 korrik. Kontrata e tij me Empolin përfundon zyrtarisht në këto ditë dhe palët nuk do të rinovojnë, pasi gardiani shqiptar kërkon një skuadër ku të luajë rregullisht. Ai ka pranuar pak ditë më parë se ishte në bisedime me ish-klubin e tij, Kalmar, për t’u kthyer në Suedi. Por gardiani i Kombëtares duket se ka mundësinë që të bëhet përsëri protagonist në futbollin italian.
Mediat përtej Adriatikut theksojnë se emri i Berishës ka dalë në listën e atyre që po kërkohen nga Sampdoria. Skuadra në fjalë është ënde në Serinë B dhe kërkon të ndërtojë një grup me eksperiencë që ta ndihmojë për kthimin në elitë. Drejtori sportiv Pietro Akardi, sheh Berishën si një opsion shumë të rëndësishëm për portën dhe si një titullar që do të ndihmonte ekipin e drejtuar nga Andrea Pirlo drejt këtij objektivi shumë të rëndësishëm.
Kristjan Asllani
Mesfushori Kristjan Asllani duket se është në radarët e anglezëve të Tottenham Hotspur, këta të fundit raportohet se po mendon një marrëveshje Asllani, duke i ofruar Interit një lojtar + para në këmbim të shërbimeve të 22-vjeçarit.
22-vjeçari doli në radhët e të rinjve në Empoli përpara se të bashkohej me Interin në një marrëveshje fillestare huazimi gjatë sezonit në 2022.
Burimi