“Ferrari” Nedim Bajrami, fantazisti kuqezi vendos një tjetër rekord në “Euro2024”

“Ferrari” Nedim Bajrami, fantazisti kuqezi vendos një tjetër rekord në “Euro2024”

Lojtari i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami do të hyjë në histori jo vetëm për golin më të shpejtë në të Evropianit, por fantazisti kuqezi vendosi dhe një tjetër rekord personal, në raport me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike një statistike të veçantë: Nedim Bajrami rezulton që të jetë lojtari më i shpejtë i Shqipërisë në këtë Evropian. Me 34,8 km/h, Bajrami i la “targën” të gjithëve, ndërsa në vendin e dytë u rëndit Seferi me 33,6, ndërsa Arbër Hoxha regjistroi një shpejtësi 33.2 km/h.

Ndërkohë, më tej ishte Broja që arriti shpejtësinë 33 km/h, për t’u pasuar nga Mario Mitaj me 31.8 dhe Ivan Balliu me 31.8 në ndeshjen e fundit me Spanjën.
Burimi