Europianët, mallkim për vendet organizatore edhe pas 40 vitesh; nuk bëri përjashtim as “EURO 2024”

Europianët, mallkim për vendet organizatore edhe pas 40 vitesh; nuk bëri përjashtim as “EURO 2024”

Të fitosh një Kampionat Europian nuk është e lehtë. Ta fitosh në shtëpi tashmë duket gjë e mallkuar, edhe nëse quhesh Kristino Ronaldo, Mateus, Gaskojne, Deko, Grizman, Kejn…
Është një tjetër fakt kokëfortë, i sprovuar pas Spanjë-Gjermani, një ndeshje që tashmë është përfshirë në antologjinë e kompeticionit. Rezultatet konfirmojnë se që nga viti 1984, vendi organizator i Europianit nuk e ka fituar kompeticionin. Pra, vazhdon mallkimi i 40 viteve.
Nuk duket si “ushqim për fallxhorët” të mendojmë se Franca në vitin 1984 do ta mbyllte me fitore aleancën e organizatorëve. Në atë finale, në të cilën galët mundën 2-0 Spanjën, na u desh të prisnim pjesën e dytë për të parë golat. I pari erdhi me faullin e Platini, i dyti mbërriti kur Belone “vulosi” ndeshjen.
Që nga ai moment, kur Franca e të lartpërmendurve Platini, Zhires, Tigana dhe Bosis, ndër figura të tjera, ngriti trofeun, mallkimi i organizatorit i është imponuar gjithçkaje. Nëse mikpritësit i jepet gjithmonë një grup më i madh mundësish, Europiani është bërë për të hedhur në erë parashikimet.

Në vitin 1988 filloi ky mallkim për mikpritësit e Europianit. Gjermania kishte fushën si organizatore, ndërsa Holanda mori lavdinë. Portokallinjtë e kohës së Van Basten, Kuman dhe Gulit eliminuan mikpritësit (2-1), ku bënin pjesë Mateus dhe Klinsman, në një ndeshje me aromën e hakmarrjes për Botërorin 1974  dhe pastaj Rusinë në finale. E paharrueshme mbetet gjuajtja e famshme e Van Basten nga ana e zonës, kundër Dasaev.
Në vitin 1992 në Suedi nuk pritej një fitore lokale, pavarësisht potencialit. Aq më pak nga Danimarka. Skuadra daneze u thirr nga plazhi për të zëvendësuar Jugosllavinë, e sanksionuar për luftën ballkanike. Danezët, me Shmajkëll dhe Brian Laudrup, por pa Majkëll Laudrup, bënë një nga surprizat më të mëdha në historinë e Europianit, duke mposhtur Gjermaninë në finale 2-0.
Në vitin 1996 Anglia shpresonte të fitonte sërish, 30 vite pas Kupës së Botës 1966. Me Gaskojnen dhe Shirer në krye, anglezët kishin një ekip të aftë për çdo gjë. Ëndrra vdiq në një gjuajtje penalltie, në gjysmëfinale kundër Gjermanisë, në “Wembley”. Gabimi kishte emrin e Sauthgejt, trajnerit aktual të kontestuar. Në finale, Gjermania mundi Çekinë (2-1).
Në vitin 2000, kompeticioni u nda midis Belgjikës dhe Holandës si vende organizatore. Portokallinjtë kishin një kombëtare mesatare, me vëllezërit De Bër, Klaivert, etj. Në gjysmëfinale, një penallti i eliminoi ata kundër Italisë, e cila më vonë do t’i nënshtrohej Zidan dhe Francës së Henri në finale.

Në vitin 2004 surpriza ishte e madhe. Portugalia kishte përgatitur gjithçka për të arritur një fitore të madhe për kombëtaren e saj. Skuadra portugeze dukej e frikshme me Figo, Deko, Karvajo dhe një talent të ri që po rritej shumë shpejt, Kristiano Ronaldo. Greqia, pa magjepsje, i mundi në fazën e grupeve portugezët, pastaj edhe në finale. Një rezultat i papritur me gol të Aristeas shpërbleu futbollin mbrojtës grek, nën drejtimin e gjermanit Rehagel.
Në vitin 2008, Europiani u zhvillua në Austri dhe Zvicër. Dy organizatorët nuk ishin në listën e favoritëve. Në rreshtin e parë nuk u shfaq as kampioni i mëvonshëm, Spanja, e cila nën drejtimin e Luis Aragones mundi Gjermaninë në finale me golin e Fernando Torres.
Në vitin 2012, me Spanjën e instaluar në podiumin botëror të futbollit, Europiani shkoi në Poloni dhe Ukrainë. Parashikimi u realizua dhe lojtarët e Del Boske nuk iu dhanë asnjë mundësi rivalëve të tyre. Në finale, në stadiumin olimpik të Kievit, Spanja fitoi 4-0 ndaj Italisë.

Në vitin 2016, Franca mund ta përsëriste titullin e arritur më 1984. “Gjelat”, me lojtarë si Grizman, Pogba, Kante dhe Zhiru synonin lart. Në finalen e luajtur në “Saint-Denis”, transaplinët i priste Portugalia e drejtuar nga CKristiano Ronaldo, i dëmtuar në minutat e para të ndeshjes. Në kohën shtesë, një goditje befasuese e Eder nga jashtë zone zhbllokoi rezultatin. Një tjetër surprizë e hidhur për organizatorët e kompeticionit.

Në vitin 2020, kompeticioni u shty një vit për shkak të pandemisë. Europiani u mbajt në vitin 2021 në vende të ndryshme evropiane, deri në fazën përfundimtare, me finalen e luajtur në Angli. Kombëtarja vendase u shfaq edhe njëherë me shanse suksesi. Kështu ndodhi deri në finale. Ndeshja Angli-Itali në “Wembley” u mbyll 1-1, ndaj shkoi me penallti. Gabimet e Rashford dhe Saka e bënë Italinë kampione, me hero Donarumën.
Goli i Mikel Merinos “vulosi” një tjetër pengesë 4-vjeçare mes organizatorit dhe titullit kampion. Europianët janë të tillë, mallkim për vendet që i organizojnë. Katër dekadat e fundit e dëshmojnë qartërisht këtë gjë.
 kampionati eruopian vendet organizatore
Burimi