Erjon Bogdani zbulon momentet më emocionuese nga pjesëmarrja e Shqipërisë në “EURO 2024”
Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, tregoi në emisionin “Kampionët”, emocionet e ndeshjeve të Shqipërisë në Europian. Sipas tij, ekipi duhet të luajë më shumë në kompeticione të tilla, për shkak të asaj që dhuron te tifozët.
Bogu zbuloi se për të momenti më emocionues ishte goli i parë i Bajramit ndaj Italisë, duke thënë se erdhi direkt pas himnit.
“Ndeshjen e parë me Italinë, isha në stadium. Një ndeshje ku ekipi jonë nuk luajti siç kishte mundësinë, apo si eliminatoret. Me Kroacinë dhe Spanjën, skuadra luajti shumë mirë. Një atmosferë e shkëlqyer nga tifozët, lojtarët ishin shumë mirë. Shpresoj që ne si Kombëtare të marrim më shumë pjesë në këto kompeticione sepse na bëjnë sikur kemi krahë të fluturojmë dhe t’i ndjekim nga afër.
Momenti më emocionues? Goli i Bajramit padyshim kundër Italisë. Ishte himni në fillim. Një gol, me shumë emocione.”, deklaroi Bogdani.erjon bogdani ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare
Burimi