Entoni Tejlor “djeg” veten pas arbitrimit në Spanjë-Gjermani, UEFA e dërgon në shtëpi për polemikat në çerekfinale

Entoni Tejlor “djeg” veten pas arbitrimit në Spanjë-Gjermani, UEFA e dërgon në shtëpi për polemikat në çerekfinale

“Daily Mail” thekson se gjyqtari kontrovers i çerekfinales Spanjë-Gjermani në “EURO 2024”, anglezi Entoni Tejlor, tashmë është kthyer në shtëpi dhe nuk do të drejtojë më në këtë Europian.
Polemika e madhe e krijuar nga performanca e tij në ndeshjen Spanjë-Gjermani bëri që UEFA ta përjashtonte atë për në ndeshjen finale. Në Gjermani është bërë mjaft bujë për rolin e arbitrit, me kritika dhe kërkesa që nuk do të ndryshojnë asgjë.
Duhet mbajtur mend se anglezi në çdo rast nuk do të ishte në gjendje të fërshëllente, edhe nëse Anglia do të arrinte në finalen e Berlinit.
Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, besohet se Daniele Orsato, i cili ka drejtuar Angli-Zvicër, është në pole position për të drejtuar finalen e 14 korrikut. 48-vjeçari italian, arbitër i FIFA-s që nga viti 2010 dhe arbitri i finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2020, do të tërhiqet nga aktiviteti pas Kampionatit Evropian. Polaku Shimon Marshimiak është një tjetër opsion.
Tejlor ka qenë subjekt i abuzimeve të mëdha në rrjetet sociale, pasi refuzoi të akordonte një penallti për një top të prekur me dorë nga Mark Kukureja në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Gjermanisë pas kohës shtesë.entoni tejlor arbitri anglez
Burimi