Dy ekipe ndjekin Etrit Berishën pas “EURO 2024” gardiani kuqezi ka si opsion edhe rikthimin te Kalmari
Një lojtar me shumë eksperiencë dhe një kandidaturë e re është shtuar për portën e Specias. Klubi italian i Serisë B kërkon të sistemojë çështjen e katërkëndorit për sezonin e ri dhe Etrit Berisha është emri i duhur.
35-vjeçari i Kombëtares shqiptare, i cili ka një karrierë të gjatë, ku ka mbrojtur portën e disa klubeve si Atalanta, Lacio, SPAL apo Torino, ka përfunduar kontratën me Empolin, klub ku ishte sezonin e fundit, të cilin e mbylli me 14 ndeshje, ndërsa në Europian kaloi zgjedhje e dytë për Silvinjon që preferoi Strakoshën. Ndërkohë një tjetër pistë për Berishën është edhe rikthimi në Suedi me ekipin e Kalmarit.
Kujtojmë se te Kalmar për Berishën do të ishte një rikthim, pasi në të kaluarën e tij ka luajtur për suedezët nga viti 2009 dhe deri në vitin 2013 ku erdhi dhe kalimi te Lacio.etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare kalmar spal
Burimi