Dramë në Gjermani/ “3 Luanët” zgjohen në fund nga ‘gjumi letargjik’, Anglia barazon Sllovakinë dhe dërgon ndeshjen në shtesë (Video)

Dramë në Gjermani/ “3 Luanët” zgjohen në fund nga ‘gjumi letargjik’, Anglia barazon Sllovakinë dhe dërgon ndeshjen në shtesë (Video)

Dramë në Gjermani. Kur mendohej se Sllovakia do të ishte skuadra që do të kualifikohej në çerekfinale, Anglia barazoi ndeshjen në minutën e 90+5 dhe dërgoi ndeshjen në kohën shtesë, aty ku të dyja skuadrat do të diskutojnë kualifikimin.
Ekipi i drejtuar nga Kalcona zhbllokoi sfidën në minutën e 25. Shranz nuk fali me një gafë në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur portierin anglez Pikford.

Në minutën e 23, anglezët patën shansin për të kaluar në avantazh. Kejn gjuajti me kokë, por gjeti devijimin e topit në këndore nga një mbrojtës sllovak.

Në minutën e 50, anglezët gjetën golin pas një pasimi të Tripier për Foden. Sulmuesi gjeti rrjetën por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 81, Rajs nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të fortë, topi goditi shtyllën dhe u kthye te Kejn, i cili gjuajti por nuk dërgoi topin në rrjetë.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e Sllovakisë në çerekfinael, Belingam me roveshatë barazoi shifrat për britanikët në “frymën e fundit” dhe dërgoi ndeshjet në shtesë.

 anglia sllovakia
Burimi