Dora e Kukurejas ndryshonte fatin e Gjermanisë, ja pse arbitri anglez nuk e dha penallti

Dora e Kukurejas ndryshonte fatin e Gjermanisë, ja pse arbitri anglez nuk e dha penallti

Spanja mundi 2-1 Gjermaninë në çerekfinalet e “EURO 2024” në një garë spektakolare për 120 minuta.
Megjithatë, rezultati mund të ishte ndryshe nëse gjyqtari anglez, Entoni Tejlor do t’i jepte Gjermanisë një penallti, por nuk e bëri.
Gjuajtja e Xhamal Musiala nga jashtë zone goditi dorën e majtë të Mark Kukurejas në rrugën drejt objektivit që ishte rrjeta.
Zyrtari i UEFA e refuzoi kërkesën për penallti pavarësisht se lojtari spanjoll ishte brenda zonës së tij të penalltisë.
Megjithatë, kishte një arsye të vlefshme pse arbitri anglez nuk zgjodhi të penalizojë aktin e Kukurejës.
Gjyqtarët zakonisht marrin parasysh qëllimin e lojtarit dhe pozicionin e dorës kur caktojnë një penallti. Në këtë rast, dora e Kukurejsa po lëvizte drejt trupit dhe ishte në pozicion vertikal, gjë që mund të tregonte se ai nuk kishte ndërmend të ndalonte topin me dorë.
Prandaj, për shkak të pozicionit vertikal të dorës, penalltia mund të mos jetë dhënë. Tejlor ishte i bindur për vendimin që në çastin e parë, duke e pasur përballë aksionin.mark kukurej spanja “euro 2024”
Burimi