Bllokim rrugësh, molotov dhe përplasje me policinë; opozita mbyll protestën pas 3 orësh!

Bllokim rrugësh, molotov dhe përplasje me policinë; opozita mbyll protestën pas 3 orësh!

Opozita bllokoi, rrugën para Bashkisë së Tiranës, Rrethrrotullimin te “Zogu i Zi”, “Rrugën e Elbasanit”, Rrethrrotullimin  te sheshi “Willson” dhe rrugën te “Pallati me Shigjeta”.

Pas rreth 3 orësh bllokimi të pikave kyçe të Tiranës, opozita ka mbyllur protestën e saj. Ndryshe nga protestat e mëparshme, kjo e ditës së sotme nisi me dhunë dhe përplasje mes protestuesve, deputetëve dhe efektivëve të policisë.
Opozita bllokoi, rrugën para Bashkisë së Tiranës, Rrethrrotullimin te “Zogu i Zi”, “Rrugën e Elbasanit”, Rrethrrotullimin  te sheshi “Willson” dhe rrugën te “Pallati me Shigjeta”.

Përplasje të forta pati në të gjitha pikat kyçe të bllokimit, por më të zëshme ishin ajo te “Rruga e Elbasanit” ku protestuesit drejtoheshin nga ana e Flamur Nokës i cili pati debate dhe përplasje të drejtpërdrejtë me policinë.
Gjithashtu, edhe në Rrethrrotullimin  te sheshi “Willson”, ku ndodhej Gazment Bardhi së bashku me Luan Baçin dhe Tedi Blushin, pati përplasje të forta.
Në një moment policia u detyrua që në këtë pikë të përdorte gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën dhe më pas aktivizoi autobotin, i cili lëshoi ujë me presion për të shpërndarë përfundimisht protestuesit te sheshi “Willson” dhe liruar totalisht aksin. Pjesa e mbetur e protestuesve së bashku me Gazment Bardhin u nisën drejt Bashkisë së Tiranës, për t’u bashkuar me grupin tjetër të protestuesve atje.

Ndërkohë që në Rrethrrotullimin te “Zogu i Zi”, policia arriti të shtynte protestuesi mënjanë për të bërë të mundur hapjen pjesërisht të qarkullimit në atë pjesë. E njëjta gjë ndodhi edhe me protestuesit para Bashkisë së Tiranës, ku policia vetë pak minuta pas nisjes së protestës përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Në zonën e Pallatit me Shigjeta pati gjithashtu përplasje mes efektivëve dhe protestuesve të cilët bllokuan qarkullimin në atë pjesë të Tiranës.
Pavarësisht se policia në disa momente arriti të shpërndante protestuesit dhe të lironte rrugët, ata rigrupoheshin sërish duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pavarësisht se në fillim pati dhunë dhe përplasje, me kalimin e minutave situata u qetësua dhe policia nuk tentoi të bënte ndërhyrje për shpërndarjen e protestuesve. Ndërkohë nga ana tjetër, vlen të theksohet se ka pasur disa të shoqëruar nga ana e policisë.

Pas përfundimit të protestë ka nisur qarkullimi normal i automjeteve, megjithatë protesta ka shkaktuar radhë të gjata makinash prej orësh.
Drejtuesit e PD-së, pas shpërndarjes së protestës deklaruan se do të rikthehen sërish me tubime të tjera dhe mosbindje civile.
Burimi