Bilanci i çuditshëm i Francës në “EURO 2024”, dy autogola dhe një penallti e kualifikojnë në çerekfinale

Bilanci i çuditshëm i Francës në “EURO 2024”, dy autogola dhe një penallti e kualifikojnë në çerekfinale

Franca siguroi pjesëmarrjen në çerekfinalet e “EURO 2024”, duke mposhtur Belgjikën dhe vazhduar rrugëtimin drejt trofeut.
“Gjelat” e Deshamp cilësohen nga shumëkush mes pretendentëve kryesorë, por edhe në ndeshjen e sotme, iu desh një “ndihmë” për të siguruar kualifikimin.
Ndonëse ka në radhët e tij sulmues me emër në arenën ndërkombëtare, Franca në këtë Europian nuk ka arritur ende të shprehë plotësisht potencialin e saj sulmues. Kjo ka bërë që për të shkuar deri në çerekfinale, t’i nevojiten dy autogola dhe një penallti.
Ajo e nisi Europianin me fitoren 1-0 ndaj Austrisë falë autogolit të Uober. Më pas barazoi pa gola me Holandën dhe mbylli fazën në grupe me barazimin 1-1 me Poloninë, ku ishte Mbape ai i cili gjeti rrjetën me penallti.
Sot, një autogol i Vertonghen i dha suksesin ndaj Belgjikës, duke e çuar në çerekfinale thuajse pa kontributin e zakonshëm para portës të sulmuesve të saj.franca “euro 2024”
Burimi