Berisha: Bandat kanë derdhur 6 milionë euro në Kushtetuese për të delegjitimuar përgjimet e SKY ECC
Dumani dhe Berisha
‘Në Kushtetuese janë derdhur 6 milionë euro për të shpallur të paligjshme përgjimet e SKY ECC’.
Kështa ka deklaruar kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme, teksa është shprehur se në Shqipëri po hidhen miliona euro nga organizatat kriminale, për të delegjitimuar përgjimet e kriptuara në aplikacionin ‘Sky ECC’.
Përmes një deklarate për mediat, Berisha tha se këtë ata kërkojnë ta arrijnë përmes Gjykatës Kushtetuese dhe sipas tij, në këtë lojë është përfshirë edhe Dumani.
Ai kërkoi krijimin e ‘Komisionit të së Vërtetës’ dhe i kërkoi BE-së që të ushtrojë presion që kjo të mos ndodhë.
‘Së pari për ndërhyrjet janë të qarta si kristali. Ndërhyrje kanë bërë bandat dhe flitet rëndom që në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një person, një bandë janë derdhur rreth 6 milionë euro.
Por përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulsi Manja, Agaçi e të tjerët etj., të cilët kërkojnë deligjitimimi e dokumentacionit që e njohur si legjitim Gjykata Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut.Por ndërhyrje me regjistrime intime, po bën edhe Altin Dumani me organizatën e tij kriminale, sepse deklarata që ai bëri se kemi probleme mes legjislacionit francez dhe atij shqiptar, unë i them këtij mercenari se midis vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe legjislacionit shqiptar nuk ekziston asnjë problem, sepse prevalon gjykata ndërkombëtare mbi gjykatën kombëtare, por ky nuk njeh kushtetutë. Është një bandit që nuk njeh ligj e kushtetutë.’, tha Berisha.
berisha spak
Burimi