“Beqari më i kërkuar, duhanpirësi më i madh me 200 cigare në ditë, me plot 2 mijë kostume”, çfarë shkruanin mediat
Përkundër sfondit të marrëdhënieve kapriçioze të Zogut me fuqitë e huaja ka anekdota të çuditshme të jetës në oborrin mbretëror. “Mbreti i vendit më romantik të Europës”, “beqari më i kërkuar”, “duhanpirësi më i madh me 200 cigare në ditë”, këto janë disa nga përcaktimet për Mbretin Zog nga britanikët. Këto të dhëna interesante sillen nga studiuesi Erald Kapri si më poshtë:Mbreti Zog ishte një prej monarkëve më të dashur të mediave britanike. Ai konsiderohej si “Mbret i vetshpallur” por edhe si “Mbreti i vendit më romantik të Europës”, “beqari më i kërkuar”, “duhanpirësi më i madh me 200 cigare në ditë” apo si i fiksuari pas punës pasi punonte 16 orë të ditë, duke pushuar vetëm gjatë drekës që e hante në zyrë dhe kur pinte kafe për t’u relaksuar. Sqima në të veshur dhe protokoll e Mbretit Zog ka qënë tepër interesante. Protokolli i tij nuk lejonte takim më të gjatë se 15 minuta.Pjesa gossip ishte edhe më intriguese.Në vitet 30, gazeta britanike Sphere e konsideronte Mbretin me më shumë kostume dhe uniforma, plot 2 mijë të tilla duke thyer edhe rekordin e Mbretëreshës Britanike e cila besohej se kishte një fustan për çdo ditë të vitit. Mbreti Zog kishte një koleksion të rrallë veshjesh mode, të cilat gjithnjë janë shoqëruar me shumë aksesorë të ndryshëm, që nga modelet e këmishave, kravatave, këpucëve, etj. Largimi i beftë nga Shqipëria zhduku edhe koleksionin e veshjeve dhe sendeve personale.Në viti 1940, italianët çuan fjalë që sendet personale të tij dhe Mbretëreshës Geraldinë t’ua dërgonin në Britani. Mbreti Zog dhe Geraldina refuzuan. Pas këtij momenti, nuk mësohet më kurrë për sendet personale të familjes mbretërore shqiptare.Në vitin 1946, kur familja Mbretërore Shqiptare la Londrën për tu zhvendosur në Egjipt, Gazeta The Times theksonte se Mbret Zog kishte vetëm 5 kostume me vete. Histori Mbreti Zog mediat britanike
Burimi