Askush më mirë se Ramadani në rikuperimin e topave, mesfushori kuqezi në grumbullimin e kombëtares si lideri i Serisë A
Ylber Ramadani vazhdon të jetë një nga lojtarët më të spikatur në Serinë A dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat e mesfushorit kuqezi. Ai vjen në këtë pauzë të ndeshjeve të Kombëtares si lojtari lider i një statistike shumë të rëndësishme në Serinë A për lojtarët që luajnë në pozicionin e tij.
Sipas të dhënave zyrtare nga Seria A, Ramadani është lojtari i cili ka rikuperuar më shumë topin në këto javë të para të kampionatit, plot 60 herë, duke ”i lënë targën” emrave të njohur të tjerë të elitës së futbollit italian.
I dyti është Lobotka i Napolit, me 49 rikuperime topi, e më pas Anguisa po i së njëjtës skuadër me 45 të tillë. Të dy shumë larg mesfushorit shqiptar, i cili për momentin duket se ka krijuar një distancë shumë të madhe me ndjekësit e tij. Në të gjithë sezonin e kaluar, Ramadani rikuperoi 223 herë topin, duke qenë lojtari i katërt më i mirë i Serisë A në këtë statistikë.
ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare
Burimi