
Armando Broja ende në “ajër”, e ardhmja e sulmuesit shqiptar vendoset përfundimisht pas përfundimit të Europianit
👁1704
Me afrimin e trajnerit italian Enco Mareska, qendrimi i Armando Brojës te Çelsi bëhet shumë i vështirë.
Siç raportojnë mediat vendëse, tekniku italian nuk e ka në planet e tij sulmuesin shqiptar, i cili duhet të shitet përfundimisht pas disa huazimeve, së bashku me disa lojtarë të tjerë, të cilët do të rregullojnë bilancin e klubit blu. Armando është ende me pushime, ndërsa e ardhmja mbetet ende në ajër.
Evertoni është klubi që kërkon ta mbajë Brojën në Premier Ligë, ndërsa edhe jashtë saj ka disa pista ku 22-vjeçari mund të përfundojë, si Italia apo Gjermania. Megjithatë, çdo gjë pritet të vendoset pas Kampionatit Europian, atëherë kur Çelsi do të nisë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.armando broja sulmuesi shqiptar
Burimi