Akt kriminal në Meksikë, vritet me armë zjarri prezantuesja televizive dhe motra e ish-futbollistit të Fiorentinës

Akt kriminal në Meksikë, vritet me armë zjarri prezantuesja televizive dhe motra e ish-futbollistit të Fiorentinës

Ylli i televizionit meksikan u vra brutalisht jashtë një cirku në Meksikë. Viktima, Paolo Salcedo është motra e futbollistit meksikan Carlos Salcedo, i cili vite më parë ka luajtur në Serinë A me Fiorentinën.
Paola Salcedo, një modele dhe prezantuese televizive shumë e dashur në vendlindje, vdiq pasi u qëllua disa herë me armë. Krimi ndodhi të hënën 1 korrik, jashtë një cirku në komunën Huixquilucan de Degollado, Meksikë.
Hetuesit po hetojnë për të zbardhur dinamikën e vrasjes: për momentin pista kryesore është ajo e një grabitjeje që përfundoi keq. Lajmi tragjik, i cili tronditi botën e sportit dhe argëtimit, është konfirmuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Meksikës (FGJEM).
Sipas asaj që një dëshmitar zbuloi për mediat meksikane, 29-vjeçarja doli nga cirku për t’iu përgjigjur një telefonate kur iu afrua një furgon. Pranë makinës së saj, e reja u godit nga disa të shtëna nga mjeti i dytë, i cili më pas u largua. Paola Salcedo, tashmë në gjendje të rëndë kur mbërriti ndihma, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda që mori.
29-vjeçarja, drejtuese e programit “Líderes del Baño”, lë pas një djalë me portierin uruguaian Nikolas Vikonis dhe vëllain e saj Karlos, yll i kombëtares meksikane, aktualisht në skuadrën e Kruz Azul, por me një të kaluar në Europë, ku veshi fanelën e Fiorentinës dhe Eintrahtit të Frankfurtit, përpara se të kthehej në anën tjetër të Atlantikut për të luajtur për Tigres, në Meksikë, dhe Toronto, në Kanada.paola salcedo prezantuesja televizive motra e ish-futbollistit të fiorentinës
Burimi