Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër në orën 10:00 Sali Berishën
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë sërish nesër në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, Berisha do të thirret për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka për akuzën e shpifjes. Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij me anë të avokatit, Genc Gjokutaj. Sipas shkresës zyrtare që ai e ka publikuar në rrjetet sociale,...