“Pa emrin tim nuk fitonit”/ Trump reagon pas humbjeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke pretenduar se rezultati do të kishte qenë ndryshe nëse emri i tij do të ishte në fletën e votimit. I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë pendesë për mënyrën se si përfundoi fushata zgjedhore, Trump u përgjigj me bindje: “Nëse unë do të isha në fletën e votimit, ne do të kishim fituar”. Sipas presidentit amerikan, Partia Republikane nuk arriti të përcillte te kandidatët e saj entuziazmin që ai kishte përjetuar gjatë takimeve elektorale. Trump foli për mbështetjen e madhe që, sipas tij, kishte marrë nga qytetarët në tubimet e fushatës. Ai komentoi gjithashtu deklaratën e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili kishte lidhur humbjet e republikanëve me luftën me Iranin. Trump...
Burimi:
ntv.al