Opozita bojkotoi “Ligjet”, mazhoranca miraton në parim pr. Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027
komisioni i ligjeve TIRANË- Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Deputetët e opozitës e bojkotuan mbledhjen, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës kanë vijuar shqyrtimin e dy nismave. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi në votim fillimisht projektligjin për Buxhetin 2027, i cili u miratua në parim pa asnjë votë kundër apo abstenim. “Ju ftoj ta hedhim në votim projektligjin për Buxhetin 2027. Kush është dakord në parim? 0 kundër dhe 0 abstenim”, deklaroi Manja. Më pas, Manja kaloi në votim edhe Paketën Fiskale. "Kush është dakord për projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 99/2008, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. 0 kundër dhe 0 abstenim", deklaroi...
Burimi:
zeri.ai