Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….
👁6466
Për të argumentuar konceptin e saj të “banalitetit të së keqes”, filozofja Hannah Arendt i bëri një analizë shteruese gjyqit të Adolf Eichmann (një nga organizatorët dhe autorët e Holokaustit). Në konkluzion ajo theksoi se e keqja mund të kryhet jo patjetër nga përbindësha, por nga njerëz të zakonshëm që thjesht ndjekin disa “rregulla” të imponuara, pa reflektuar etikisht mbi to. Produkti i tyre është i përbindshëm në raport me rregullat që i janë imponuar. Kësisoj përbindëshi i vërtetë fshihet tek krijuesi i rregullave dhe pasojat e zbatimit. E mora këtë përkufizim për të ndriçuar sado pak atë që ka...