Okafor braktis kombëtaren e Zvicrës mes polemikash: Nuk dua të luaj më me trajner Yakin
10 Shtator 2026 14:16 Alfred Lleshi Noah Okafor largohet përkohësisht nga kombëtarja zvicerane. Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht te Leeds United, i cili e përjetoi Botërorin kryesisht nga stoli, ka bërë të ditur përmes një postimi të gjatë në Instagram se marrëdhënia me trajnerin Murat Yakin është konsumuar. “Kam reflektuar gjatë dhe kam vendosur se nuk dua të luaj më në kombëtare nën drejtimin e trajnerit aktual”, – shkroi Okafor, duke theksuar se nuk kërkon trajtim të privilegjuar, por vetëm “respekt dhe besim reciprok”. Futbollisti zviceran e mbylli mesazhin me një deklaratë të fortë për raportin e tij me fanellën e përfaqësueses: “Besomëni: sa herë kam zbritur në fushë, kam dhënë zemrën për këtë fanellë”. Një vendim që e vë në pikëpyetje të ardhmen e Okafor me...
Burimi:
telesport.al