Paralizohet puna për miliona përdorues në 70 vende, Microsoft kërkon falje pas afro 24 orësh probleme

Paralizohet puna për miliona përdorues në 70 vende, Microsoft kërkon falje pas afro 24 orësh probleme

Një defekt në rrjetin e Microsoft shkaktoi ndërprerje të gjera në shërbimet digjitale të kompanisë duke lënë miliona përdorues në të paktën 70 vende pa akses në platformat që përdorin për punë dhe komunikim. Pas afro 24 orësh me probleme, kompania reagoi publikisht duke kërkuar ndjesë për vështirësitë e krijuara. Ndër shërbimet e prekura ishin Outlook, Teams dhe Copilot ndërprerja e të cilave solli pasoja në aktivitetin e bizneseve institucioneve dhe përdoruesve individualë. Microsoft bëri të ditur se shkaku i incidentit lidhej me një ndryshim të mëparshëm në kapacitetin e rrjetit. Kompania hodhi poshtë mundësinë që ndërprerja të ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik apo nga sistemet e inteligjencës artificiale. Pas ndërhyrjeve teknike shërbimet nisën të riktheheshin gradualisht në funksion. Megjithatë, ndërprerja kishte krijuar tashmë...