“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

“Nuk po na ndihmoni!”- Zelenski shpërthen kundër SHBA-ve: Po bëni biznes me Rusinë! Kjo quhet mungesë vullneti e ndershmërie

Presidenti Volodymyr Zelensky ashpërsoi tonet kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar se nuk po e ndihmonin Ukrainën. Deklarata erdhi pas bombardimeve të rënda të Rusisë në qytetin e Kramatorskut, ku mbi 30 persona humbën jetën pas shënjestrimit të dy autobusëve civilë, dhe në lindje të Kievit, ku u vranë të paktën 22 vetë pas goditjes së një pallati. Sipas Zelenskit, rreth 78 vetë kishin humbur jetën dhe rreth 215 të tjerë kishin mbetur të plagosur gjatë valës masive të sulmeve me dronë e raketa dy ditët e fundit, përfshirë edhe 3 viktimat e shënuara në sulme të reja në Dnipropetrovsk dhe Ivano-Frankivsk. Presidenti ukrainas kritikoi përpjekjet e Uashingtonit për të vendosur lidhje ekonomike me Moskën, ndërsa i bëri thirrje SHBA-së të pranojë kërkesën e...