“Nuk na duhet vetoja”! Rama zbulon skenarin për integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama insiston për një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga Forumi i Cernobbios në Itali, Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregut të përbashkët, universiteteve dhe programeve europiane, edhe pa marrë menjëherë të drejtën e vetos. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama. Rama tha se nuk beson se vendet e BE-së do të jenë të gatshme që Shqipërinë ta pranojnë si...
Burimi:
ntv.al