No Image Available

Masa të shtuara sigurie, Policia del me qen në bulevard

Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, Policia ka shtuar masat e sigurisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në terren janë parë edhe efektivë të shoqëruar me qen policie, si pjesë e pranisë së shtuar të forcave të rendit përgjatë bulevardit. Prania e qenve policorë vjen në një moment tensionesh dhe përplasjesh gjatë protestës në kryeqytet.