No Image Available

Gaz lotsjellës dhe ujë me autobotë, qytetari humb ndjenjat

Një qytetar ka humbur ndjenjat gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, pas ndërhyrjes së forcave të policisë ndaj protestuesve. Ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa sipas raportimeve nga vendngjarja, ambulanca nuk kishte mbërritur ende në momentin e raportimit. Situata në terren vijon të jetë e tensionuar. Për shpërndarjen e turmës, efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me autobotë.