“Nuk ishte e drejtë”: bashkëpunëtori i Nagelsmann kritikon Bayern-in

“Nuk ishte e drejtë”: bashkëpunëtori i Nagelsmann kritikon Bayern-in

Julian Nagelsmann u shkarkua papritur nga Bayern Munich në pranverën e vitit 2023. Mënyra se si klubi u soll me ish-trajnerin e kombëtares gjermane lë ende një shije të hidhur te një bashkëpunëtor i tij i kahershëm. Në një prononcim për revistën “Kicker”, Dr. Maximilian Pelka – i cili shërbeu si psikolog i ekipit te kampionët rekordmenë gjermanë midis viteve 2021 dhe 2023 – kritikoi mënyrën se si drejtuesit e Bayernit e menaxhuan situatën. Bayerni e shkarkoi Nagelsmannin në mars të vitit 2023, ndërsa ai ndodhej me pushime për ski. Figura kryesore e klubit, Uli Hoeneß, më vonë deklaroi në një intervistë se ajo periudhë e shkurtër pushimi – e marrë gjatë ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve dhe me miratimin e klubit – kishte qenë...