Declan Rice flet për fyerjet virtuale ndaj partneres: Rrjetet sociale mund të të shkatërrojnë gjithë ditën…

Declan Rice flet për fyerjet virtuale ndaj partneres: Rrjetet sociale mund të të shkatërrojnë gjithë ditën…

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka folur hapur mbi vendimin e tij për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale, duke vënë në dukje dëmin që ato mund t’i shkaktojnë shëndetit mendor. Futbollisti 27-vjeçar dhe partnerja e tij, Lauren Fryer, kanë qenë më parë objekt i sulmeve të ashpra në internet. Komentet fyese për pamjen fizike të Lauren e detyruan atë që, në vitin 2024, të fshinte të gjitha postimet nga profili i saj në Instagram. Rice e mban ende aktiv profilin në Instagram, por e mbylli llogarinë në X tri vite më parë, për shkak të negativitetit që përhapet në këtë platformë. “Nuk jam futur më në aplikacionin X që atëherë. Mund të jesh duke kaluar një mëngjes të mrekullueshëm, por lexon diçka dhe ajo...