Tri përforcime nga merkatoja e janarit: plani i Milanit merr formë (në pritje të Krösche-s)

Tri përforcime nga merkatoja e janarit: plani i Milanit merr formë (në pritje të Krösche-s)

10 Nëntor 2026 15:03 Telesport Një mbrojtës qendror, një mbrojtës i majtë dhe një sulmues që do të shërbejë si zëvendësues për Ramos-in: strategjia e “kuqezinjve” është përcaktuar qartë. Milani tashmë ka siguruar afrimin e parë për muajin janar – edhe pse nuk bëhet fjalë për një lojtar. Fjala është për Markus Krösche-n, drejtuesin që do të marrë detyrën si Shef i ri i Futbollit në klub, duke filluar nga 1 janari. Ndonëse kjo është data zyrtare, në realitet gjermani është tashmë aktiv në punën për klubin e tij të ri, dhe ekziston mundësia që ai të mbërrijë fizikisht në Milano edhe më herët. Siç raporton sot Corriere dello Sport, Krösche-s mund t’i bashkohet së shpejti bashkëpunëtori i tij i besuar, Timmo Hardung, me të...