Chelsea në alarm për rrjedhje informacioni, fajin e ka… Fantasy Premier League
Chelsea po ndërmerr masa korrigjuese pas një episodi të pazakontë që lidhet me Fantasy Premier League (lojë virtuale futbolli). Klubi londinez u ka dërguar një memo të brendshme punonjësve të tij, duke u kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të kësaj loje popullore online, pasi lajmi për dëmtimin e João Pedro-s doli në dritë përpara njoftimit zyrtar. Sulmuesi brazilian mungoi papritur në skuadrën që humbi 2-0 ndaj Tottenham-it, për shkak të një problemi në muskujt e kofshës; megjithatë, disa ekspertë të Fantasy Premier League vunë re një detaj të dyshimtë: disa punonjës të Chelsea-t – së bashku me sulmuesin Morgan Rogers – e kishin hequr João Pedro-n nga ekipet e tyre virtuale vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes, gjë që la të...
Burimi:
telesport.al