U dënua me burg përjetë për vrasjen e Nikulajt, Saraiva: S’më është garantuar transparenca në proces
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj TIRANË- Këtë të martë, në Gjykatën e Apeli po zhvillohet seanca gjyqësore për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 2023. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm vetë Saraiva, familjarë të viktimës, si dhe katër punonjës të Policisë së Burgjeve. Mësohet se seanca është shoqëruar me debate, ndërsa mbrojtja ka kërkuar prishjen e vendimit të dënimit dhe rigjykimin e çështjes. Avokati i Saraivës ka kërkuar rigjykimin e çështjes në Gjykatën e Lezhës me një trup tjetër gjykuese, si dhe rimarrjen e provave mes tyre, dëshminë e shtetases Valbona D. Nga ana tjetër, vetë Saraiva ka pretenduar se nuk i është garantuar transparenca e nevojshme gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se nuk...
Burimi:
zeri.ai