Pallati në Elbasan u dogj, Demo dhe Llatja takim me banorët: 15 familjet përfitojnë bonus qiraje për një vit

Pallati në Elbasan u dogj, Demo dhe Llatja takim me banorët: 15 familjet përfitojnë bonus qiraje për një vit

Ervin Demo dhe Gledian Llatja ELBASAN-Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka inspektuar këtë të martë pallatin e përfshirë nga zjarri tragjik në Elbasan, i cili la pas dy viktima. Demo gjatë takimit me banorët, tha se institucionet do të diskutojnë alternativat për një zgjidhje afatgjatë, ndërsa inxhinierët do të vlerësojnë gjendjen e godinës dhe ndërhyrjet e mundshme. "Sot kemi një takim pune në terren për të diskutuar cilat do të jenë alternativat që do të ndjekim. Do të kenë një mbështetje absolute. Të gjitha institucionet duhet të ndërveprojnë për zgjidhjen e problemit. Ajo ishte një tragjedi që mund të ishte më e rëndë. Dy jetë njerëzish është fatkeqësi, por duhet të shohim përpara për adresimin e të gjitha shqetësimeve të banorëve të atij pallati”, tha...