“Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë

“Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë

Mbrëmjen e të hënës, është mësuar për vdekjen tragjike të një 34- vjeçari, me profesion elektricist në Shkodër. Ngjarja e rëndë, ka ngjallur edhe reagimin e deputetes së pavarur të Shkodrës, Marjana Koçeku, që ka shkruar në rrjetet e saj sociale:Përgjatë 10 muejve të fundit kanë humbë jetën në detyrë 10 elektriçistë. Nji elektriçist mesatarisht çdo muej; ndër të cilët dje edhe Angjelin Nika nga Dukagjini. Nji bilanc tragjik për vendin tonë, a thue se elektriçistët i kemi çu në luftë, si ushtarë. Kushtet në të cilat punojnë, dihet tashma, janë të mjerueshme: rrjet i amortizuem, infrastrukturë e degradueme dhe ndërhymje në kushte të pamunduna e tejet të rrezikshme. E kuptoj se përmirësimi i këtyne të fundit s’bahet për nji ditë. Por të paktën, kur...