MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura.Në orët e mesditës nisin reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore. Në orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –...