Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka inspektuar këtë të martë pallatin e përfshirë nga zjarri tragjik në Elbasan, ndërsa takoi nga afër edhe banorët. Krah kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, ministri theksoi se hapat e mëtejshëm për ndërhyrjen në godinë do të përcaktohen pas raportit të Institutit të Ndërtimit. Më pas, inxhinierët do të kryejnë vlerësimet përkatëse për të përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme. “Kjo do të marrë një zgjidhje”, u shpreh Demo, duke garantuar se situata do të trajtohet përmes institucioneve përgjegjëse. Nga ana e tij, kryebashkiaku Llatja deklaroi se Bashkia e Elbasanit ka kapacitete të plota për përballimin e emergjencave, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për probleme logjistike gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve. “Është ndër bashkitë që ka strukturën më të mirë të zjarrfikëses. Ka të...
Burimi:
javanews.al