Hemodializa kalon te shteti, Spahiu: 500 pacientë kanë marrë shërbim, do zgjidhet edhe problemi i transportit

Hemodializa kalon te shteti, Spahiu: 500 pacientë kanë marrë shërbim, do zgjidhet edhe problemi i transportit

klodiana spahiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Klodian Spahiu, ka njoftuar se shërbimi i hemodializës ka kaluar në administrimin e shtetit dhe prej disa ditësh ofrohet në sistemin publik për rreth 500 pacientë. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, Spahiu deklaroi se deri më tani shërbimi po ofrohet sipas standardeve dhe protokolleve përkatëse. Gjithashtu, ministrja evidentoi edhe problematikën e transportit të pacientëve, për të cilën tha se do të shqyrtohet mundësia e rritjes së pagesës, me qëllim lehtësimin e aksesit të pacientëve në trajtim. "Pasi mora detyrën, pata një sinjalizim nga kolegët e opozitës për abuzim me procedurën e OSHISH-it për dializën. Pas këtij sinjalizimi, kërkova një auditim, i cili konstatoi një abuzim. Auditimi na shërbeu për të rivlerësuar dhe riformatuar procedurën për shërbimin e dializës....