“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

Nga krimi i organizuar te sulmet kibernetike, nga përdorimi i dronëve te kërcënimet hibride, sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor kërkojnë më shumë bashkëpunim dhe më pak deklarata. Ky ishte mesazhi kryesor i Konferencës Rajonale të Sigurisë JUMBO 2026, që nisi sot në Tiranë. Më shumë se 150 zyrtarë të lartë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë nga rajoni, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve gjithnjë e më komplekse të sigurisë. Në hapje të konferencës dyditore JUMBO 2026, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, kërkoi që bashkëpunimi rajonal të matet me rezultate konkrete dhe jo vetëm me takime e deklarata. “Deri në konferencën e ardhshme JUMBO, duhet të...