Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…
Ditën e sotme po vijon të mbahet gjyqi ndaj Ruben Saraivës për vrasjen e Ardian Nikulajt. Në gjyqin ndaj Saraivës janë të pranishëm i pandehuri, si dhe familjarë të Ardian Nikulajt. Për këtë arsye, në sallën e gjyqit ndodhen katër punonjës të Policisë së Burgjeve. Avokati: Kërkojmë prishjen e vendimit me të cilin Saraiva është dënuar dhe rigjykimin e çështjes. Kërkojmë rimarrjen e provave vendimtare, mes tyre dëshminë e Valbona D., si dhe caktimin e një përkthyesi, për arsyet që kemi paraqitur. Kërkesa kryesore është konstatimi i shkeljes së së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si dhe konstatimi i papërdorshmërisë së dëshmisë së shtetases Valbona D., e marrë në shkelje të procedurave ligjore. Kërkojmë prishjen e vendimit të dënimit dhe dërgimin e çështjes...
Burimi:
javanews.al