Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS, letër Klosit dhe SPAK-ut: Dua të paraqes personalisht qëndrimet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar zyrtarisht të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet më 14 nëntor. Përmes një kërkese drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe SPAK-ut, Veliaj ka bërë të ditur se dëshiron të marrë pjesë në këtë aktivitet partiak, me qëllim që të shprehë personalisht qëndrimet e tij mbi zhvillimet dhe funksionimin e strukturave të partisë. Në kërkesën e tij, kryebashkiaku thekson se pjesëmarrja në Asamble është e rëndësishme për të paraqitur propozimet dhe kërkesat që lidhen me përgjegjësitë e organeve drejtuese dhe të ardhmen e Partisë Socialiste. “Pjesëmarrja ime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka rëndësi të veçantë, pasi synoj të paraqes personalisht qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për...
Burimi:
kohajone.com