Matthäus mbron Musiala, i përgjigjet Hoenes: “Bayerni e miratoi kontratën dhe pagën”
10 Nëntor 2026 13:53 Alfred Lleshi Çështja e Jamal Musialës vazhdon të shkaktojë diskutime te Bayern Munich. Në debat ka ndërhyrë edhe Lothar Matthäus, i cili komentoi deklaratat e Uli Hoenes për rinovimin e talentit gjerman. Sipas ish-mesfushorit, klubi bavarez i kishte pranuar plotësisht kushtet e marrëveshjes së nënshkruar me lojtarin. “Ky është një rrezik që merr përsipër si klubi, ashtu edhe futbollisti, sepse kur firmos një kontratë nuk e di se si do të zhvillohet rrugëtimi yt”, – shpjegoi Matthäus në rubrikën e tij për “Sky Sport DE”. Ish-kapiteni i Gjermanisë shtoi: “Mund ta kuptoj këndvështrimin e Uli, por nuk e dimë saktësisht se çfarë kishte parasysh. Ai ka hapur spekulime në të gjitha drejtimet”. Megjithatë, Matthäus theksoi një pikë të rëndësishme: “Bayerni ishte...
Burimi:
telesport.al