Dëmtimi i pallatit në Elbasan nga shpërthimi, Demo: Po shqyrtojmë alternativat për zgjidhjen e situatës
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në pallatin pesëkatësh në Elbasan, ku shpërthimi tragjik i një bombole gazi u mori jetën dy personave. Gjatë vizitës, Demo u shpreh se po shqyrtohen mundësitë për menaxhimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për banorët e prekur. “Ne po shqyrtojmë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet, hapat që duhet të ndërmarrim për zgjidhjen e këtij problemi. Fillimisht, kemi vlerësimin e Institutit të Ndërtimit, i cili ka konstatuar se pallati është i dëmtuar dhe i pabanueshëm. Duke qenë se kemi të bëjmë me një problem strukturor, duhet të marrim një vendim për mënyrën se si do të vijojmë, duke shqyrtuar të gjitha alternativat e rindërtimit, si dhe mundësi të tjera për akomodimin e banorëve dhe...
Burimi:
kohajone.com