Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel: S’kam asgjë personale me Palmer, u besoj atyre që kanë qenë më korrekt

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel: S’kam asgjë personale me Palmer, u besoj atyre që kanë qenë më korrekt

Trajneri Thomas Tuchel ka theksuar se mungesa e Cole Palmer në skuadrën e Anglisë nuk është “çështje personale”. Megjithatë, përjashtimi i yllit të Chelsea përbën një mesazh të qartë dhe të fortë. Palmer është në formë të mirë dhe një verifikim i kryer nga stafi mjekësor i Anglisë në bashkëpunim me Chelsea e konfirmoi këtë. Por, Tuchel u ka dhënë përparësi lojtarëve që ishin të disponueshëm dhe që treguan vlerat e tyre gjatë grumbullimit të mëparshëm të kombëtareve. Gjatë periudhës së Tuchel, Palmer ka qenë i padisponueshëm për t’u përzgjedhur në tri raste për shkak të dëmtimeve, ndërsa është tërhequr nga skuadra në dy raste të tjera. “Bëhet fjalë gjithmonë për ata që janë të pranishëm në grumbullim, ata që nuk tërhiqen,” tha Tuchel. “Ata...