Parashikohet fundi i karrierës për Neuer, ndërsa Bayern Munich “fut në rreth” edhe Karius
Bayern Munich ka nisur të planifikojë një nga ndryshimet më të rëndësishme në skuadër për sezonin e ardhshëm. Vazhdimësia e Manuel Neuer përtej këtij sezoni duket shumë pak e mundshme dhe klubi gjerman po shqyrton alternativat për portën. Mes emrave në listë janë Oliver Baumann, Bernd Leno dhe, së fundmi, Loris Karius. Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e Bayernit e konsiderojnë pothuajse të sigurt që Neuer do t’i japë fund karrierës në mbyllje të sezonit. Portieri, që prej 16 vitesh mbron ngjyrat bavareze, ka pësuar një tjetër dëmtim. Problemi në tendinën e këmbës së djathtë, i ndodhur në ndeshjen kundër Mainz, do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të vitit 2026. Megjithatë, 40-vjeçari nuk dëshiron ta përshpejtojë lamtumirën. Ai synon të rikuperohet, të rikthehet...
Burimi:
telesport.al