Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin, kërkon dialog politik për Reformën Zgjedhore

Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin, kërkon dialog politik për Reformën Zgjedhore

Sofia Moreira de Sousa, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi TIRANË- Vetëm 24 orë pas ultimatumit të Partisë Socialiste ndaj opozitës për Reformën Zgjedhore ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa ka zhvilluar një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Në qendër të diskutimit ka qenë ecuria e reformës koha e kufizuar në dispozicion të Komisionit dhe çështjet që duhet të përfshihen në paketën e ndryshimeve zgjedhore. Takimi merr rëndësi të veçantë për shkak të klimës politike në të cilën po zhvillohet ky proces, ndërsa palët duhet të gjejnë një dakordësi për ndërhyrjet në legjislacionin zgjedhor. Përmes një mesazhi pas takimit përfaqësuesja e BE- së përcolli një qëndrim të qartë: përfundimi i reformës brenda afatit...