Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Raporti i UEFA-s për Fair Play/ Shqipëria, vendi me progresin më të lartë në Europë

Shqipëria vijon të shënojë progres në futbollin europian, teksa ka arritur një rezultat tepër pozitiv në renditjen përfundimtare të UEFA-s për Fair Play për sezonin 2025/26. Vendi ynë renditet i pari në Europë për përmirësimin e treguesve të Fair Play nga një sezon në tjetrin. Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke përmirësuar ndjeshëm rezultatin prej 7.503 pikësh të sezonit të mëparshëm. Diferenca pozitive prej 0.286 pikësh e vendos Shqipërinë në krye të kësaj kategorie, përpara Islandës, që renditet e dyta me një përmirësim prej 0.263 pikësh, dhe Sllovenisë, në vendin e tretë, me 0.250 pikë më shumë se sezoni paraardhës. Ky rezultat e pozicionon Shqipërinë përpara 50 federatave të tjera europiane të përfshira...