Kriza demografike, 729 bebe më pak në 9 muaj! Pasiguritë ekonomike dhe emigracioni thellojnë problematikën
Emigracioni nga njëra anë, pasiguritë sociale dhe ekonomike nga tjetra… deri në shtator erdhën në jetë 729 bebe më pak se vjet. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 16 mijë e 745 vitin e shkuar, numri i lindjeve ra në 16 mijë e 16 në 9-mujorin janar-shtator. Në vitin 1990, por edhe në vitin 1992, Shqipëria kishte rreth 90 mijë lindje në vit. Sot nuk e kalon shifrën e 26 mijë lindjeve. Kjo tregon përmasën e ndryshimit që ka pësuar shoqëria shqiptare. Familjet janë më të vogla, çiftet po e shtyjnë gjithnjë e më shumë momentin e krijimit të familjes dhe vendimi për të pasur fëmijë ndikohet nga shumë faktorë ekonomikë e socialë. Tirana është qarku me numrin më të lartë të...
Burimi:
javanews.al