“Nuk u provua ndërhyrja në tender”, mbrojtja paraqet në GJKKO 38 argumente për Benet Becin: Të shpallet i pafajshëm

“Nuk u provua ndërhyrja në tender”, mbrojtja paraqet në GJKKO 38 argumente për Benet Becin: Të shpallet i pafajshëm

SPAK- Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur pretencën e saj për Benet Becin, nën  gjykim për një çeshtje penale për periudhën kur ka qenë administrator i KESH. SPAK ka kërkuar 4 vjet sherbim prove, pasi i konvertoi dënimin me dy vite burg.Ndërkohë, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Ervin Metalla, ka bërë gati konkluzionet, të cilat i janë paraqitur edhe GJKKO. Në dokumentin me 10 faqe, të zotëruar nga ShkodraWeb, avokati Metalla parashtron 38 argumente përmes të cilave kundërshton akuzën e ngritur nga Prokuroria për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.Në përfundim të konkluzioneve, mbrojtja kërkon që Benet Beci të shpallet i pafajshëm, pasi SPAK nuk ka arritur të provojë ndërhyrjen e ish- administratorit në tenderin e KESH-...