Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS, letër SPAK-ut dhe Klosit: Më krijoni kushtet, nëse jo fizikisht…
erion veliaj-edi rama TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste, të shtunën, më 14 nëntor. Për këtë qëllim, Veliaj i ka bërë kërkesë SPAK-ut që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje. Përmes një shkrese zyrtare, kryebashkiaku shton se nëse kjo është e pamundur, t'i lejohet të jetë pjesë me video-konferencë. "Duke qenë se ndodhem nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”, ju kërkoj të shqyrtoni me urgjencë mundësinë ligjore të pjesëmarrjes sime fizike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe sipas kompetencës suaj, të jepni miratimin përkatës ose t’ia përcillni kërkesën pa vonesë autoritetit kompetent për vendimmarrje. Nëse pjesëmarrja fizike nuk mund të realizohet, kërkoj që të shqyrtohet dhe të mundësohet pjesëmarrja ime nëpërmjet videokonferencës nga ambientet e IEVP Fier",...
Burimi:
zeri.ai