Presidenti i Skënderbeut iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, klubi njofton publikun për gjendjen shëndetësore të Takajt
Presidenti i Skënderbeut i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale së fundmi. Ardjan Takaj ndjeu shqetësime shëndetësore pasditen e së dielës pas ndeshjes kundër Dinamos. Presidenti i klubit korçar u transportua drejt Tiranës, ku kreu një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Mëngjesin e sotëm ka ardhur një komunikim zyrtar edhe nga klubi Skënderbeu, përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Me anë të këtij njoftimi bëhet me dije se presidenti Takaj e ka kaluar me sukses ndërhyrjen mjekësore dhe se nuk paraqitet asnjë rrezik për shëndetin e tij. “Sqarim për opinionin publik. Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila ka rezultuar me sukses. Situata është normale dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për presidentin. Familja Takaj shpreh mirënjohje...
Burimi:
sportekspres.com