“Të gjithë e dinë”, De Jong i dërgon një mesazh të qartë Flick-ut
Frenkie de Jong i ka dhënë fund debatit rreth pozicionit të tij të ri, duke u shprehur në mënyrë të prerë. “Të gjithë e dinë që jam mesfushor”, deklaroi holandezi, duke përjashtuar mundësinë e një kalimi afatgjatë në mbrojtje, ndonëse pranoi se do të sakrifikojë për ekipin sa herë që të jetë e nevojshme. Hansi Flick e ka vendosur De Jong-un në role të pazakonta mbrojtëse te Barcelona, duke e aktivizuar si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë – një zgjidhje taktike për të mbuluar mungesat dhe dëmtimet në skuadër. 29-vjeçari shfaqi një formë të shkëlqyer në fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në Wembley, përpara se t’i bashkohej kombëtares së Holandës për ndeshjet e Nations League. Me të mbërritur në grumbullim, De Jong foli...
Burimi:
telesport.al